Ja sa shpenzohet në mbarë botën për trajtimin e kancerit

Shpenzimet vjetore globale lidhur me trajtimet e kancerit arrijnë në 100 miliardë dollarë, thuhet në një raport.

Në të gjithë botën, kostoja e trajtimeve të kancerit, së bashku me barnat dhe medikamentet përcjellëse, u rritën nga 91 miliard dollarë në vitin 2012 në 113 miliardë dollarë në vitin 2016. Këto të dhëna vijnë sipas raportit të botuar nga instituti i politikës globale të kujdesit shëndetësor QuintilesIMS Institute. Shtetet e Bashkuara llogariten se përpbëjnë 46 për qind të shpenzimeve.

Kostoja e mjekimit të kancerit duket të jetë përshpejtuese. Mes viteve 2006 dhe 2011, kostoja u rrit rreth 4.9 për qind për çdo vit, tha raporti, ndërsa rritja midis viteve 2011 dhe 2016 ishte 8.7 për qind. Deri në vitin 2021, analistët besojnë se kostoja e trajtimit do të jetë 147 miliardë dollarë.

Instituti në fjalë beson se përparimet në trajtimin e kancerit po rritin kostot dhe po e “zgjasin” jetën. Hulumtuesit thanë se rregullatorët në të gjithë botën, përfshirë Agjensinë e Ushqimit dhe Administrimit të Barnave (FDA), kanë miratuar 68 terapi të e reja, që nga viti 2011.

FDA nisi një proces të përshpejtuar të zhvillimit dhe shqyrtimit të disa medikamenteve të kancerit në vitin 2012. Deri në vitin 2015, gati 70 për qind e barërave të miratuara nga FDA kaluan në një proces të përshpejtuar. /MESAZHI/