Ja sa para i fitoi Atletico Madridi nga Liga e Evropës

Klubi i futbollit Atletico Madrid, fituesi i Ligës Evropës, këtë sezon për pjesëmarrjen në garat evropiane ka fituar 26.6 milionë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për triumfin e mbrëmshëm në finalen e Liga Evropa mbi Olympique Marseille me rezultat 3:0 në Lyon, klubi nga Madridi fitoi 6.5 milionë euro. Për hyrjen në gjysmëfinale fituan 1.6 milionë, ndërsa në çerekfinale një milion euro.

Përmes pjesëmarrjes në Ligën Evropa fituesi i ri i garës gjithsej ka fituar 10.3 milionë euro. Kur kësaj i shtohen 16.3 milionë euro të fituara në Ligën e Kampionëve, vjen deri te fitimi i përgjithshëm prej 26.6 milionë euro.

Atletico në sezonin 2013/2014, kur u plasua në finalen e Ligës së Kampionëve fitoi 50 milionë euro.