Ja sa do të mungojë Arbër Zeneli

Në momentet më të mira në karrierën e tij, Arbër Zenelit fati ia ka kthyer shpinën.

Ylli i Reims pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen që Kosova e luajti kundër Malit të Zi të premten.

Zeneli u desh të zëvendësohej nga Edon Zhegrova në pjesën e parë – por fillimisht u mendua se lëndimi nuk do ishte kaq i rëndë, raporton lajmi.net.

Gjithsesi, Reims ka publikuar një njoftim ku ka konfirmuar se 24-vjeçari i është nënshtruar testeve mjekësore dhe do të jetë jashtë fushave nga 7 deri në 9 muaj.

“Me vendim të konfirmuar nga stafi mjekësor i klubit, Zeneli do ketë një operacion javën e ardhshme. Zeneli vlerësohet të mungoj nga 7 deri në 9 muaj”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Ndryshe, Zeneli kaloi te Reims në muajin janar.