Ja pse nuk duhet ti mësoni fëmijët të thonë “Më fal”

Një ditë, teksa e mora nga kopshti vajzën time të vogël, më rastisi të vëzhgoj fëmijët në këndin e lojërave.

Në një moment, një djalosh që ishte duke u ngjitur shkallëve, aksidentalisht i shkeli gishtin një vajze të vogël, e cila nisi të qajë. Cfarë ndodhi më pas më befasoi së tepërmi.

Djali i vogël, i moshës 3 vjecare, iu afrua vajzës, e shikoi drejtë në sy dhe e pyeti, “A je mirë? A mund të ta sjell një faculetë të lagur?”

Ajo fshiu lotët, tundi kokën në shenjë mohimi, dhe që të dy iu kthyen lojës.

I tregova përgjegjëses së grupit dhe e pyeta: “Uh, cfarë sjellje është kjo?”

“Ne nuk i detyrojmë fëmijë të thonë “më fal””, shpjegoi ajo. “Vetëm fjala nuk ka ndonjë domethënie, po qe se nuk përcillet nga veprime konkrete”.

Ky veprim kishte aq shumë dallim nga ajo që isha mësuar të shihja, prindër që detyronin me forcë fëmijët të kërkojnë falje për secilin incident të vogël.

Pas një shikimi mjaft qortues, fëmijët murmurisin këtë fjalë të mësuar përmendësh, si celësi i vazhdimit të lojës dhe argëtimit. Por a po ua mësojmë kështu mirësjelljen në kuptimin e plotë të saj?

Më interesantja është se fëmijët kanë aftësi të jashtëzakonshme për të na bërë “budalla”. Ata e bëjnë mimikën dhe e thonë fjalën “më fal”, pa e pasur kërkimfaljen si qëllim.

Kjo ndikon në zhdukjen e ndjenjës së fajësisë, ndjenjë kjo plotësisht normale që duhet të zhvillohet te fëmijët. Kur fëmijët ndjejnë që kanë bërë faj, atëherë ata e zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë.

Ti mësosh fëmijët që të thonë “më fal”, dhe kaq, është t’ua mësosh atyre një mësim jo të mirë: Godit, thuaj më fal, dhe vazhdoje rrugën!

Në vend të kësaj, prindërit mund të mësojnë fëmijët që të zhvillojën dhembshuri morale, duke ua mësuar se veprimet kanë pasoja, dhe mbi të gjitha t’ua mesojnë atyre se ka mënyra të tjera për ta përmirësuar gabimin.  /MESAZHI/

Artikull nga Michelle Woo