Ja kur do të zyrtarizohet Hazard nga Reali i Madridit

STOKE ON TRENT, ENGLAND - SEPTEMBER 23: Eden Hazard of Chelsea celebrates his side's 4-0 victory after the Premier League match between Stoke City and Chelsea at Bet365 Stadium on September 23, 2017 in Stoke on Trent, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Chelsea ka pranuar të shesë Eden Hazard te Reali i Madridit. E përditshmja angleze, “Daily Mail”, shkruan se shumë që do të përfitojnë blutë e Londrës është 100 milionë euro, pra shumë më pak sesa vlerësohej në të vërtetë 28-vjeçari, shkruan supersport.

Arsyeja ka të bëjë me faktin se Chelsea është i detyruar të rregullojë bilancin për shkak të Fair Play-t financiar dhe një mundësi e mirë është arkëtimi i një shumë të konsiderueshme nga shitja e Hazard, të cilin, më vonë, rrezikonte ta humbte me parametër zero.

Zyrtarizimi i blerjes së mesfushorit belg nga Reali i Madridit do të ndodhë sapo të përfundojë finalja e Europa League-s mes Chelsea-t dhe Arsenalit, sfidë që do të luhet më 29 maj, në Baku të Azerbajxhanit.