Ja dieta me kokoshka

Dieta me kokoshka nuk është aspak e komplikuar, Duhet vetëm të mësoheni se kokoshkat e shtëpisë janë një haje e mirë për ju.

Problemi kryesor i dietave është përtypja e gjërave midis vaktesh, pasi ata që janë në dietë shpesh kanë sulme urie, gjë që i drejton kah haje shumë kalorike dhe jo të shëndetshme.

E mu këto gjëra janë ato që ua shembin regjimin ushqimor për dobësim. Po nëse zgjidhni dicka të shëndetshme për të përtypur,  dicka që do t’ju ngopë, por pa e rënuar sasinë e konsumimit të kalorive të nevojshme, nuk duhet të frikësoheni nga mossuksesi.

Cfarë të bëjmë?

Ju rekomandojmë vetën të filloni me ushqime të shëndetshme. Hani gjatë ditës më tepër ushqime të shëndetshme (në vend që të hani tri vakte të forta). Bazohuni në proteina të pastra, drithëra dhe perime.

Një copë mish në ditë (nese nuk mundeni pa të) është e lejuar, por me rëndësi është të përdorni mish të pastër, pa shumë yndyrë, të zier sipas dëshirës ose të pjekur. Pjesën më të madhe të pijatës le ta zënë perimet  (të freskëta apo të ziera).

Sa më tepër sallata të freskëta me vaj ulliri, sa më pak sheqerna (ëmbëlsirat industriale flakini tutje krejtësisht), pa ushqime të shpejta, më pak kripë.

Për cfarë kokoshka bëhet fjalë

Duhet ta dini se të gjitha kokoshkat nuk janë të njëjta. Nuk do të thotë se e respektoni dietën duke shkuar në kinema e duke ngrënë një kosh të madh me kokoshka me margarinë dhe gjëra të tejra shtesë.

Në këtë dietë duhet të përdorni vetëm kokoshka të pastra. Zgjidhni sa më kualitet që të jetë e mundur. Përgatitini pa ose me shumë pak vaj. Më së miri është të përgatiten në makinën speciale për kokoshka (pa vaj dhe kripë).

Lexoni edhe këtë:   7 gjëra në dollapin tuaj që duhet të lahen vetëm një herë në vit

Shmangiuni përgatitjes së tyre ë mikrovalë, pasi nuk janë të shëndetshme dhe janë përplot kalori të fshehura.

Një filxhan kokoshka të thjeshta ka 31 kalori dhe rreth 0,5 gr yndyrë. Kokoshkat e mikrovalës zakonisht janë me margarinë dhe kanë më shumë kalori dhe shumë më shumë yndyrna. Shmangiuni atyre në këtë dietë.

Një hulumtim i para dy viteve ka treguar se njerëzit që kanë ngrënë kokoshka të këtilla kanë qenë më të dobët (më elegantë) se ata që kanë ngrënë rregullisht cips. Kokoshkat janë ushqime me shumë pak kalori.

Nëse ju mërziten kokoshkat e pastra pa kripë, vaj e margarinë (mund të përdorni kripë, por shumë pak) shtoni në to pak mëlmesa – kanellë, pluhur curry, cilli, melmesa të përziera. Ndonjëherë mund të shtoni pak vaj që të ngjiten më mirë mëlmesat për kokoshka.

Si të sillemi në dietë?

Në këtë regjim të shëndetshëm qëndroni 21 ditë. Hiqni të gjitha gjërat që i përtypni mids vaktesh. Zëvendësojini ato me kokoshka. Mbajini pranë vetes tërë kohës. Më e mira është ta bindni veten se i keni hequr të gjitha ushqimet e dëmshme nga menyja ditore.

Me kokoshka pini edhe ujë, por jo lëngje të gazuara apo lëngje frutash me sheqer. Kur të ndjeni uri dhe të doni të përtypni ndonjë gjë, merrni kokoshka. Nuk duhet të ruheni shumë nga sasia e tyre, por megjithatë mos e teproni./Mesazhi/