Ja cili është sekreti i rritjes ekonomike në Panama

Amerika Latine zhgënjen shpesh për nga ana ekonomike. Pas pothujase një dekade progresi, GDP ka dhënë rezultatet negative për gjatë dy viteve të fundit, duke e theksuar tkurrjen ekonomike si një ndër të këqijat që nga viti 1980.

Megjithatë është një përjashtim…në Panama. Mes viteve 2001 dhe 2013, ekonomia e vendit u rrit me dyfishin e mesatarës rajonale.

Kjo konsiderohet si një ndër rritjet më të shpejta ekonomike në botë.

Por cili është sekreti? Ndoshta nuk e prisni, por shkaktari kryesor është imigracioni.

Sipas profersorit të Harvardit, Ricardo Hausmann, imigrimi është një ndër shkaktarët kryesore që Panama ka parë një rritje ekonomike të paparë, ndërsa ai shton se Amerika Latine duhet të importojë talente në mënyrë që të rritet ekonomikisht.

“Në SHBA 14 për qind e popullsisë është e huaj dhe 30 për qind e sipërmarrësve janë të huaj. Shumica e profesorëve në Harvard janë të huaj. Në Kanada, Australi dhe Zelandë të Re, 25% e popullsisë është e lindur jashtë vendit. Në Singapor, 40% e popullsisë përbëhet nga të huajt”, tha ai.

“Kompanitë që ekzistojnë në Amerikën Latine sot janë ato që u krijuan nga migrantë nga tre breza më parë,” shtoi Hausmann.

Përderisa shumica e hartuesve të politikave dhe ekspertëve përqëndrohen në rëndësinë e arsimit për rritjen në rajon, Hausmann mendon se zgjidhja qëndron diku tjetër.

“Nëse duam të ndërtojmë një vend, ne duhet të jemi në gjendje që të absorbojmë talentet nëpër botë. Por, legjislacioni dhe qëndrimet e shumë politikave ndaj emigracionit po e parandalojnë këtë”, ka shtuar ai, duke vënë gishtin në zhvillimet politike të ditëve të sotme./Mesazhi/