Ja arsyet pse duhet ta konsumoni rrushin

Nëse konsumoni rrush në masë të madhe do të mund të parandaloni sasinë apo ndryshimi e sheqerit në gjak pas vaktit të konsumuar.

Në studim kishin marrë pjesë rreth 46 persona të rritur me sasi paksa më të rritur të sheqerit në gjak, por pa diagnostikim paraprak për sëmundje të sheqerit.

Të anketuarit ishin ndarë në dy grupe: grupi i parë kishte konsumuar rrushin si ushqim të grimcuar tri herë në ditë për 12 javë rresht, derisa grupi i dytë kishte marrë lloje të tjera të ushqimeve të grimcuara, që nuk ishin as rrushi apo ndonjë lloj tjetër fruti apo perime.

Ishte vërtetuar se rrushi për 16% zvogëlon sasinë mesatare të sheqerit në gjak si dhe zvogëlon hemoglobinën A1c për 0,12%.

Rrushi është i shëndetshëm, sepse përmban fibra dhe antioksidues, përkatësisht faktorët kryesore, të cilët ndikojnë ne kontrollin e sasisë se sheqerit në gjak./Mesazhi/