Izraeli vret edhe 5 burra ne kufi me Gazen

Trupat izraelite sot kanë vrarë pesë burra palestinez, në protestën e dytë masive përgjatë kufirit të Gazës.

Vrasjet e sotme cuan në 27 numrin e palestinezëve të vrarë nga agresioni ushtarak izraelit i cili filloi gjatë javës së kaluar. Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza thanë se 780 njerëz u shtruan në spital të premten, por nuk ofruan detaje mbi lëndimet.

Protesta e së premtes është e dyta protestë kundër bllokadës kufitare dhjetëvjeçare në Gazë. Të premten e sotme mijëra palestinezë u dyndën në tendat që organizatorët kishin ngritur, në afërsi të gardhit kufitar. /MESAZHI/