Izraeli sulmon Rripin e Gazës me artileri

Ushtria izraelite ka sulmuar me artileri të rëndë pjesën veriore të Rripit të bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve në rajon, forcat izraelite kanë goditur një pikë vëzhgimi të lëvizjes palestineze Hamas në lindje të qytetit Beit Hanun.

Artileritë izraelite kanë goditur edhe një tjetër pikë vëzhgimi në lindje të Gazës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ende nuk ka dhënë ndonjë koment për viktima të mundshme.

Kohëve të fundit, ushtria izraelite sulmon Rripin e Gazës duke cituar si arsyetim balonat që lëshohen nga ana palestineze drejt Izraelit për të cilat pohon se përmbajnë substanca djegëse.