Izraeli shemb disa shtëpi të arabëve

joftohet se me pretendimin se janë ndërtuar pa leje janë shembur 11 shtëpi të arabëve në rajonin Kalansuva, në veri të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Një prej qytetarëve izraelit me origjinë arabe, Fehd Mahluf, duke folur për AA, tha se ekipet për shembjen e shtëpive kanë ardhur në rajon nën shoqërimin e policisë dhe pasi kanë larguar banorët e shtëpive kanë kryer shembjen e tyre.

Pasi ka vënë në dukje se autoritetet izraelite kanë refuzuar planet për ndërtimin dhe zgjerimin e shtëpive duke pretenduar se janë pa leje, Mahluf është shprehur se ato nuk iu kanë njohur madje asnjë afat.

“Është shumë e qartë që izraelitët nuk duan që ne të jetojmë në atdheun tonë. Dëshirojnë të na dëbojnë, na detyrojnë të migrojmë”, është shprehur Mahluf, duke pohuar se disa prej shtëpive të shembura janë ndërtuar një ose dy vite më parë.

Gjithashtu edhe kryetari i bashkisë në Kalansuva, Abdulbasit Selam me origjinë arabe duke reaguar ndaj shembjeve të shtëpive ai ka njoftuar se do të japë dorëheqjen.

Ndërsa ministri izraelit për Sigurinë Publike, Gilad Erdan, në një deklaratë me shkrim me fjali lavdëruese për qëndrimin dhe masat e sigurisë të marra nga policia është shprehur se “Përgëzoj policinë izraelite për performancën e treguar në veprimet e shembjeve ilegale.”

Qytetarët izraelitë me origjinë arabe shprehen se Izraeli ndaj tyre ndjek politika diskriminuese.

SHPËRNDAJE