Izraeli rrëzon dhjetëra shtëpi në Kudsin Lindor

Forcat izraelite filluan rrëzimin e dhjetëra ndërtesave në Kudsin Lindor, mes zemërimit palestinez dhe kundërshtimit ndërkombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas banorëve, buldozerët e shoqëruar nga qindra ushtarë izraelitë në agim kaluan në lagjen Wadi Homs në qytetin e pushtuar dhe filluan të rrëzojnë disa ndërtesa në zonë.

“Ndërtesat janë shtëpi e 350 palestinezëve, më shumë se gjysma e tyre janë fëmijë”, tha një banor që foli për AA në kushte anonimiteti.

Ushtria izraelite e shpalli rajonin zonë ushtarake, duke penguar njerëzit dhe gazetarët të arrijnë në atë.

Autoritetet izraelite thonë se ndërtesat janë ndërtuar pa leje.