Izraeli paguan 20 milion dollarë kompensim për tragjedinë “Mavi Marmara”

Izraeli i ka paguar Turqisë 20 milionë dollarë kompensim për tragjedinë e Mavi Marmarasë, thanë burimet diplomatike turke.

Më 20 gusht, parlamenti turk miratoi një marrëveshje ku thuhej se Tel Avivi do t’i paguaj 20 milionë $ për familjet e viktimave, si pjesë e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet Turqisë dhe Izraelit. Kjo marrëveshje vie pas një pauze gjashtë vjeçare në marëdhëniet Turqi-Izrael.
Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit janë ndërprerë në maj të vitit 2010, kur komandot izraelite vranë 10 veprimtarë turq në flotiljen humanitare Mavi Marmara, e cila ishte duke lundruar drejt Gazas për të ofruar ndihma humanitare.
Si pasojë e sulmit, Turqia insistoi për kërkimfalje zyrtare nga Izraeli, kompensim për familjet e të vrarëve, dhe heqjen e bllokadës së Gazës.
Në vitin 2013, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i shprehu keqardhje Recep Tayyip Erdoganit, ndërsa përveç kompensimit, Izraeli ka rënë dakord për praninë humanitare të Turqisë në Rripin e pushtuar të Gazës. /MESAZHI/