Izraeli nuk gjen paqe, ankohet edhe për Spanjën. “Në Gijon mbështesin Palestinën”

Të luash kundër Izraelit një ndeshje normale futbolli është kthyer në një mision shumë të vështirë. Problemet politikë e shoqërojnë përfaqësueses izraelite kudo, shembulli më tipik ishte ndeshja kundër Shqipërisë.

Shërbimi sekret izraelitit ndryshoi fillimisht axhendën e ndeshjes ku brenda tre ditësh sfida u s’postua nga “Loro Boriçi” në “Elbasan Arena”, më pas i gjithë organizimi i ndeshjes ishte një frustrim i palogjikshëm ndaj futbollistëve ,ndaj tifozët ndaj çdo shqiptari, impakti kishte efekt të madhe, Izraeli në mposhti edhe në fushë me rezultatin e pastër 0-3.

Arsyetimi për sulme terroriste duket se nuk u mbyll në Shqipëri, pasi Izraelitet po përpiqen të luajnë këtë kartë edhe për ndeshjen e radhës kundër Spanjës, e vlefshme për kualifikueset “Rusi 2018”.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, pala izraelite është kundër vendimit të Federatës Spanjollë për organizimin e ndeshjes në Gijon. Kjo zonë sipas izraelitëve është e njohur për qëndrimin e tyre pro Palestinës duke e konsideruar këtë si një provokim nga ana e Spanjollëve. Të paktën këtë herë paralajmërimi i izraelitëve është herët në kohë, por mbetet për tu parë nëse edhe Federata Spanjollë do ti plotësojë kërkesat e izraelitëve ashtu siç bëri Shqipëria duke i dorëzuar çelësat e shtetit.