Izraeli miraton themelimin e vendbanimit të ri hebrenj në Bregun Perëndimor

Izraeli, i cili mban nën pushtim Bregun Perëndimor, vendosi që në këtë vend të themelojë një vendbanim të ri hebrenj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë me shkrim nga Zyra e Kryeministrisë në Izrael thuhet se kolonia e re u miratua nga Kabineti i Sigurimit.

Në këtë vendbanim, i cili njoftohet se do të themelohet në veri të Bregut Perëndimor, do të rivendosen banorët e kolonisë Amona Yahudi, e cila u mbyll në fillim të muajit shkurt. Në Amona, e cila u mbyll me vendim të gjykatës me arsye se ishte e vendosur në pronën private të palestinezëve, jetonin rreth 50 familje hebrenje.

Kolonia e re e shpallur, do të jetë vendbanimi i parë hebre i cili do të krijohet pas Marrëveshjes së Oslos në vitin 1993. Qeveria izraelite, që nga kjo marrëveshje, vazhdimisht po i zgjeron kolonitë ekzistuese që ndodheshin në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor, por nuk krijonte koloni të reja.

Në komunikatën nga Kryeministria izraelite po ashtu njoftohet se është hapur tenderi për 2 mijë banesa, nga 5 mijë e 700 prej tyre, të cilat ishin njoftuar se do të ndërtohen në kolonitë ekzistuese hebreje. Pos kësaj, bëhet e ditur se 900 akra tokë në afërsi të vendbanimit Eli Yahudi, në veri të Bregut Perëndimor, janë shpallur si “pronë publike”.

Në anën tjetër, sipas lajmeve vendore, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se kolonitë në Bregun Perëndimor më nuk do të zgjerohen.

Sipas tyre, ndërtimet e shpallura pas kësaj kohe do të jenë brenda kufijve të kolonive hebraike, por që “në rast se kushtet e sigurisë dhe ato topografike nuk janë të volitshme, këto shtëpi mund të ndërtohen edhe jashtë kolonive hebraike, por në vendet që janë sa më afër me to”.

Thuhet se ky vendim i Netanyahut është marrë në kuadër të bisedimeve me administratën e SHBA-ve.

Në Bregun Perëndimor, i cili ndodhet nën okupimin e Izraelit, ka rreth 400 mijë, kurse në Jerusalemin Lindor rreth 200 mijë kolonë ose ardhacak hebrenjë.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjithë këto koloni hebraike trajtohen si të paligjshme.

Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos”, e nënshkruar në vitin 1995 në mes të Palestinës dhe Izraelit, Bregu Perëndimor ishte ndarë në rajonet A, B dhe C.

Sipas kësaj, menaxhimi administrativ dhe ai sigurisë së rajonit A, i cili përfshin 18 përqind të këtij vendi, i përket Palestinës, kurse në rajonin B, i cili përbën 21 përqindëshin, menaxhimi administrativ i është lënë Palestinës, kurse sigurimi i tij Izraelit. Ndërkaq, edhe siguria edhe menaxhimi administrativ i rajonit C, i cili përfshin 61 për qind të këtij vendi, i ishte lënë Izraelit.

Sipas marrëveshjes, palët nuk do të ndërmerrnin hapa për të ndryshuar realitetin e fushës, deri sa të gjendet një zgjidhje përfundimtare. Mirëpo, Izraeli ka shkelur Marrëveshjen e Oslos, duke vendosur kolonitë dhe shtabet e saj ushtarake në këtë vend.

Kurse Rripi i Gazës, në të cilin jetojnë rreth 2 milionë palestinezë, që nga viti 2007 ndodhet nën bllokadën izraelite.