Izraeli miraton ligjin që njeh Izraelin si “shtetin e kombit hebre”

Parlamenti izraelit ka miratuar mes debatesh të shumta, një ligj që njeh Izraelin si “shtetin e kombit hebre” dhe si shtëpi të popullit hebre.

Miratimi i këtij ligji shkaktoi debat të shumtë nga komuniteti arab që jeton në Izrael, ndërsa deputetët arabë protestuan në sallë, duke valvitur flamuj të zi.

Me ligjin e ri të miratuar, gjuha hebreje bëhet gjuhë zyrtare e Izraelit, duke anashkaluar atë arabe, pasi deri tani të dy gjuhët ishin zyrtare.

Gjithashtu, statusi i ri shpall Jeruzalemin si kryeqytetin me të drejta të plota të Izraelit dhe thekson se hebrenjtë kanë një të drejtë unike për vetëvendosje kombëtare atje.