Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza

Avionët luftarakë izraelitë sot herët në mëngjes kanë goditur dy objektiva ushtarake që i takonin grupeve palestineze të rezistencës në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara nga burime lokale të sigurisë, avionët izraelitë shënjestruan dy objektiva ushtarake, një në qytetin verior të Beit Lahia dhe tjetrin në qytetin jugor të Khan Yunis.

Avionët luftarakë po ashtu bombarduan një fushë bujqësore në zonën e Rafahut.

Ushtria izraelite në një deklaratë tha se infrastruktura nëntokësore, një objektiv detar dhe një vend ushtarak në veri që i përkisnin Hamasit ishin në mesin e objektiva të shënjestruara.

Në deklaratën po ashtu theksohet se raketa ishin lëshuar më herët në drejtim të Izraelit nga Rripi i Gazës.

Asnjë informacion i mëtejshëm nuk është dhënë në lidhje me shkrepjen e raketave dhe askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.