Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza

Sipas ushtrisë së Izraelit, avionët luftarakë izraelitë kryen dy sulme ajrore në Rripin e Gazës në orët e hershme të ditës së sotme pas një sulmi raketorë nga territori palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ushtria tha se sulmet kishin në objektiv dy ndërtesa që i përkisnin grupit palestinez Hamas, i cili administron enklavën e bllokuar.

“Sulmi u krye në përgjigje të sulmit raketorë të shkrepura nga Gaza sonte më herët”, tha ushtria.

Nuk ka raportime për të plagosur nga sulmet.

Dje, qindra palestinezë organizuan protesta pranë gardhit të sigurisë në mes të Gazës dhe Izraelit si pjesë e demonstratave kundër bllokadës 12-vjeçare të Izraelit në territorin bregdetar.

Që nga fillimi i tubimeve në Gaza në mars të vitit të kaluar, më shumë se 270 protestues janë martirizuar dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga trupat izraelite të vendosura pranë tampon zonës.