Izraeli arreston jordanezin që ishte nisur për në funeralin e nënës së tij

Forcat izraelite kanë arrestuar një shtetas jordanez gjatë kalimit në Bregun Perëndimor për të marrë pjesë në funeralin e nënës së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur Ministria e Jashtme e Jordanisë, Yasin Ararawi, u arrestua teksa kalonte urën e Mbretit Hussein që lidh Jordaninë me Bregun Perëndimor për të marrë pjesë në funeralin e nënës së tij në qytetin Jenin.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme jordaneze, gruaja dhe fëmijët e tij u lejuan të hyjnë në Bregun Perëndimor. “Kur familja u përpoq të kthehej në Jordani, ata u ndaluan nga autoritetet izraelite”, tha ministria jordaneze.

Ministria tha se po koordinohej me ambasadën jordaneze në Tel Aviv për të zbuluar rrethanat e arrestimit të shtetasit jordanez.

Ndërkohë, nga autoritetet izraelite ende nuk ka ndonjë koment mbi këtë çështje.