Itali/ 60 kg marijuanë në furgon, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjet drogë teksa po drejtonte një furgon.

Ngjarja ka ndodhur në Sesto ku mediat italiane kanë shkruar se shpëjtësia e lartë me të cilën ai drejtonte furgonin si dhe parakalimet e tij, bën që të ndiqet nga blutë italiane.

Në çastet e para të ndalimit, 26-vjeçari, identiteti i të cilin ende nuk është bërë i ditur, u shpreh se po drejtonte me shpejtësi për shkak të vonesës në punë.

Pasi forcat e policisë verifikuan pronësinë e mjetit rezultoi se furgoni nuk ishte në emrin e 26-vjeçarit shqiptar, por e personi tjetër për të cilin ai u shpreh se nuk dinte si quhej dhe gjithashtu se nuk ishte në dijeni të ngarkesës që ndodhej në furgon.

Pas kontrollit autoritet italiane gjetën 60 kg marijuanë e bërë gëti për t’u shitur. Më pas 26-vjeçari rrëfeu se kishte qenë një person nga Libani, i cili i kishte dhënë 500 euro për të shkuar në stacionin e metrosë me furgonin për të pritur punëtorët. Sipas mediave italiane hetimet për këtë ngjarje po vijojnë./Opinion.al/