Islandë – Kosovë, formacionet zyrtare të ndeshjes së fundit kualifikuese

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Islandës kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Kosova është mysafire e Islandës në ndeshjen e fundit të Grupit I në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Përfaqësuesja jonë nuk ka arritur ta fitojë asnjërën nga nëntë ndeshjet e para, duke qenë e fundit në grup me vetëm një pikë.

Në anën tjetër, Islanda është në vendin e parë të grupit me 19 pikë, por i duhet fitore ose barazim ndaj Kosovës për ta siguruar kualifikimin.

Kjo është ndeshja e fundit e trajnerit Albert Bunjaku me Kosovën dhe djelmoshat duan t’ia dhurojnë një rezultat pozitiv.

Islandë: Halldorsson, Saevarsson, Siggurdsson, Arnason, Magnusson; Hallfredsson, Gunnarsson; Gudmundsson, Sigurdsson, Bjarnason; Bodvarsson.

Kosovë: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Jashanica, Paaqara; Pnishi, V.Berisha; Rashica, Halimi, Celina; Nuhiu.