Islamic Relief shpërndan 300 metra dru dhe 500 pako ushqimore për familjet skamnore(Foto)

Islamic Relief Kosova, në këto ditë të acarta vazhdon të jetë pranë familjeve nevojtare.

Kjo organizatë humanitare, ka ndërmarrë një aksion për shpërndarjen e lëndëve djegëse për shumë familje që jetojnë në varfëri të skajshme.

Drejtori i IRK-së, Ramadan Berisha, ka bërë të ditur për mesazhi.com, se ky projekt që është financuar nga Islamic Relief në SHBA e implementuar nga Islamic Relief në Kosovë, ka për qëllim zbutjen e gjendjes së familjeve të varfëra në këto ditë kur temperaturat kanë shënuar rënie të theksueshme.

Ai tha se për rreth 60 familje kanë shpërndarë nga 5 metra, 1000 batanije dhe 15 shporeta alfa.

Po ashtu ai bëri të ditur se IRK ka nis shpërndarjen edhe të 500 pakove ushqimore për rreth 500 familje me jetimë e skamnorë./Mesazhi.com/

13 4 5 6 7 8 9 10