ISIS merr përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtarëve në Bruksel

Organizata terroriste DEASH mori përgjegjësinë për sulmin me thikë ndaj tre ushtarëve belgë të premten në Bruksel, sipas agjencisë së lajmeve e afërt me DEASH-in, Amaq, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e sotme theksohet se “ushtari i DEASH-it” ka kryer sulmin si përgjigje e thirrjeve për sulme ndaj shteteve anëtare të koalicionit që luftojnë kundër organizatës terroriste.

Sulmi ka ndodhur në bulevardin e famshëm “Emile Jacqmainand”. I dyshuar është vërsulur ndaj ushtarëve belgë që patrullonin në rrugë, ku u qëllua dhe humbi jetën.

Zyra e Prokurorit Federal njoftoi se sulmuesi ishte i njohur në polici për akuzat për sulme, por jo edhe për veprimtari terroriste. I dyshuari ishte shtetas belg me origjinë somaleze.