ISIS dhe talebanët bashkohen në Afganistan, mbi 50 civilë të vrarë

OKB e ka konfirmuar se talebanët e Afganistanit, së bashku me militantët e ISIS kanë vrarë civilë në një sulm që u krye në fillim të gushtit.

Militantët nga të dyja grupet sulmuan luginën Mirza Olanf, e cila ndodhet në provincën Sar-i-Pul, ku mbetën të vdekur më shumë se 50 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Zëdhënësi i talibanëve, Qari Yosuf Ahmadi, kishte marrë përgjegjësinë për vrasjen “anëtarëve të milicisë pro-qeveritare” në luginë, por nuk pranoi se ka kryer krime mbi civilët. /MESAZHI/