Ish-ylli i Real Madridit Guti, emërohet trajner i skuadrës spanjolle

Almeria ka konfirmuar se e ka emëruar ish-mesfushorin e Real Madridit Guti në postin e trajnerit për ta zëvendësuar të larguarin Pedro Emanuel.

Klubi spanjoll që garon në ‘Segunda Division’ e kishte zyrtarizuar dje papritur largimin e Emanuel, ndonëse skuadra renditet në vendin e dytë në tabelë, shkruan Zëri.info.

Kështu, mediat në Spanjë, konkretisht ‘Marca’, raporton se Guti, i cili e ka mbajtur numrin 14 te Real Madridi, do të jetë trajneri i ri i Almerias.

Ndryshe, Guti ka krijuar përvojë menaxheriale edicionin e kaluar, ku kishte drejtuar të rinjtë e Besiktasit.

Klubi andaluzian Almeria ështv në një ecuri prej pesë ndeshjeve pa humbje, derisa ka pësuar vetëm dy humbje në 14 ndeshjet e fundit.