Ish-presidenti i Perusë qëllon veten para arrestimit

Ish-presidenti i Perusë Alan Garcia ka qëlluar veten me armë para se të arrestohej nga policia, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria peruane njoftoi se Garcia është transportuar në spitalin Casimiro Ulloa dhe i është nënshtruar operacionit.

Ndërkohë, në deklaratën e ministrisë thuhet se gjendja shëndetësore e Garcias është e rëndë.

Po ashtu, avokati Erasmo Reyna tha se ish-presidenti ka qëlluar veten e tij me armë në kokë menjëherë para se të arrestohej nga policia në kryeqytetin Lima.

Gjykata kishte lëshuar një urdhër arresti për Garcian me akuzat për marrjen e ryshfetit nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht. Ish-presidenti Garcia ka refuzuar këto akuza të drejtuara ndaj tij.Alan Garcia ka kryer detyrën e presidentit në Peru gjatë viteve 1985-1990 dhe 2006-2011.