Ish-pjesëtari i UÇK-së niset për në Hagë, intervistohet nga Specialja

Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Rrahmanaj, është nisur sot për në Hagë ku do të intervistohet nga Prokuroria Speciale.

Ai tha se nuk e di në çfarë cilësie u ftua për shkak se në ftesë nuk është specifikuar cilësia në të cilën është thirrur për intervistim, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, ai nuk ka pranuar të angazhojë avokat.