Ish-pjesëtari i UÇK-së niset drejt Hagës

Mjeku Fitim Selimi ka udhëtuar në Hagë ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Kjo është bërë e ditur nga vet Selimi përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se suksesi është arritur me 1999, me triumfin e UÇK- së.

“Për të gjithë shqiptaret: Suksesi është arrijtë me 1999, me triumfin e UÇK- së!Ecim më tutje…! Ju dua shumë!”, ka shkruar doktor Selimi.

Kurse dje përmes një postimi kërkoi mirëkuptim nga pacientët pasi ka thënë se do të mungojë deri më datë 21 shkurt.

Selimi është ftuar nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit.