Ish-kryeministri i Pakistanit arrestohet me dyshimin për korrupsion

Ish-kryeministri i Pakistanit, Shahid Khaqan Abbasi është arrestuar për shkak të pretendimeve për implikim në veprime korruptive, bëri të ditur Zyra kombëtare për luftë kundër korrupsionit NAB, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hetimi është ngritur për shkak të abuzimit të pretenduar të pozitës gjatë importit të gazit natyror nga Katari në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2017 gjatë të cilës Abbasi ishte ministër i Naftës dhe Resurseve Natyrore. Bëhet fjalë për një tender në vlerë prej 220 miliardë rupia pakistaneze (rreth 1.2 milionë euro).

NAB thirri Abbasin për ta intervistuar në Islamabad në ora dhjetë sipas kohës lokale, por ai nuk iu përgjigj thirrjes.

Abbasi, teksa shkoi në konferencën për media në Lahore, e arrestuan pjesëtarët e NAB-it. Ish-kryeministrit më herët iu shqiptua masa e ndalesës për të braktisur vendin.

Ish-kryeministri nesër duhet të dalë para Gjykatës.

NAB, heton veprimet korruptive, për të cilat ekziston mundësia që të jenë të përfshirë politikanë pakistanezë, ndërsa gjatë vitit të fundit, në intervistime janë ftuar shumë politikanë mes të cilëve janë ish-kryeministra dhe një ish-president.

Abbasi është kryeministri i dytë, pas Nawaz Sharif, që gjatë vitit të fundit është arrestuar nën akuzën për korrupsion.

Ish-presidenti Asif Zardari tashmë është në paraburgim, ndërsa për shkak të dyshimit se ka marrë pjesë në larje parash.