Isa Mustafa takohet me Shpend Ahmetin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjendet në një takim me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetin.

Nuk dihet se për çfarë saktësisht po bisedojnë ata, por padyshim temat kryesore duhen të jenë – zgjedhjet e parakohshme dhe koalicionet e mundshme ndërmjet partive, njofton Klan Kosova.

Ndryshe PSD dhe AAK tashmë kanë përafruar qëndrimet për një koalicion, por që ende nuk është zyrtarizuar.