Isa Mustafa paralajmëron se LDK s’do ia jap votat VV-së që ta formojë vet Qeverinë

Vetevendosje në synimin ta krijojë vetë qeverinë po lë të kuptohet se mban shpresa se do t’i ketë edhe votat e LDK-së, të premtuara pas mbledhjes së Kryesise së kësaj partie, para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, një qëndrim më ndryshe e shfaqi kryetari i LDK-së Isa Mustafa në intervistën dhënë RTV21 pas seancës konstituive.

Ai ka lënë të kuptohet se Vetëvendosja veproi njëanshëm dhe pas asnjë njoftim, kur Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit.

“S’mund të them se është opsion real, sepse nëse veprohet në mënyrë të njëanshme, pa konsultime pa njoftime, atëherë s’ka kuptim që të jipen votat blanko”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se LDK, duhet t’i japë përgjigje votuesve të vet, në të kundërten përgjegjësia mbetet tek Vetëvendosje.

“Në qoftë se ne e marrim bindjen, me të cilën i jepim përgjigjen votuesve tanë se kjo është zgjidhje, në rregull, nëse jo atëherë kjo mbetet çështje e përgjegjësisë së VV-së”, ka thënë Mustafa.