Irlanda legalizon abortin

Presidenti irlandez, Michael D. Higgins nënshkroi ligjin që legalizon abortin në Irlandë, raporton BBC.

Ligji i ri lejon ndërprerjen e shtatzënisë “më kërkesë” deri në 12 javët e para, përveç rasteve serioze të keqformimt të fetusit ose nëse shëndeti fizik ose mendor i nënës është në rrezik.

Kjo kthesë në Irlandë erdhi pas fitores së “po”-së në referendumin për legalizimin e abortit.

Një seancë parlamentare aprovoi ligjin që hyri në fuqi.