Irani konfiskon një tanker të naftës, arreston 11 persona në bord

Autoritetet iraniane kanë arrestuar 11 persona në bordin e një tankeri të naftës të konfiskuar në brigjet e provincës jugore Hormozgan për kontrabandim të dyshuar të naftës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve në mediat lokale, Garda Revolucionare e Iranit ka kapur një tanker që mbante 250.000 litra naftë të dielën.

Mjeti lundrues është ndaluar në ujërat e Gjirit Persik, ndërsa raportohet se ai po shkonte në drejtim të Emirateve të Bashkuara Arabe. Personat e ndaluar janë transferuar në gjyqësorin iranian.