Iran, humbin jetën 28 emigrantë në aksident

Të paktën 28 migrantë të parregullt nga Afganistani e kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në provincën Sistan-Baluchistan, në juglindje të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediat iraniane, dy automjete me migrantë afganistanezë mbrëmë në orët e vona u përplasën mes qyteteve Seravan dhe Hash në provincën Sistan-Baluchistan.

Shërbimi i Urgjencës Iraniane njoftoi se 28 migrantë të parregullt e kanë humbur jetën, ndërsa 26 të tjerë janë plagosur.

SHPËRNDAJE