iPhone-t e rinj do të quhen ndryshe

Shfaqen informacionet e reja në lidhje me iPhone-t e rinj të Apple, të cilëve u ka mbetur më pak se 10 ditë nga lansimi.

Tani raportohet se Apple do t’i quajë ndryshe iPhone-t e rinj nga çfarë është raportuar më herët.

Në vend të iPhone 7s, iPhone 7s Plus dhe iPhone 8, modelet e reja pritet të quhen iPhone 8, iPhone 8s dhe iPhone X.

Ky i fundit është modeli që shënon 10-vjetorin e iPhonet dhe pritet që të vijë me disa ndryshime të mëdha në dizajn.

Pritet t’i kuptojmë emrat zyrtarë të këtyre iPhone-ve të rinj, kur Apple do t’i zbulojë së bashku me orën e mençur Watch Series 3./Mesazhi/