iPhone 8 me 512 gigabajt memorie

Gjiganti amerikan Apple ka vendosur që telefonit të ri iPhone 8 t’i shtojë kapacitet në memorie.

Versioni më i fuqishëm i iPhone 8 pritet të jetë ai me 512 gigabajt memorie të brendshme dhe me 3 GB RAM. Pajisja e re do të vijë edhe në dy variante, atë me 64 dhe 256 gigabajt.

Modeli bazë dhe ai me 256 gigabajt do të vijnë me çipin e prodhuar nga Toshiba dhe SanDisk, derisa modeli 512 GB do të ketë çip të prodhuar nga Samsungu dhe SK Hynix./Mesazhi/