iPad i ri kushton 800 dollarë, ka fuqi sa laptopi 2800 dollarë 

iPad i ri kushton 800 dollarë, ka fuqi sa laptopi 2800 dollarë

Kur do kompjuter të fuqishëm, zakonisht kërkon për një desktop, ose ndonjë laptop të shtrenjtë. Por iPad Pro që Apple hodhi në treg së fundmi duket se i arrin ato nivele edhe pse është tabletë.

Sipas matjeve nga Geekbench, një bërthamë procesori e iPad Pro është e fuqishme pothuajse sa bërthama e laptopit MacBook pro, që ka procesor Intel i7.

Edhe pse Greenbench nuk është mënyra më e mirë për të krahasuar shpejtësitë me laptop, ajo që dihet me siguri është që iPad Pro i ri është 94% më i shpejtë se versioni i fundit, i vitit të shkuar.

Top Channel

SHPËRNDAJE