Intervenon policia në Mushtisht, ka të arrestuar dhe të lënduar

Ka eskaluar situata në Mushtisht të Suharekës, pasi policia ka nisur aksionin e largimit të protestuesve nga rruga.

Policia është duke i shtyrë të tubuarit drejt qendrës së fshatit.

Gjatë ndërhyrjes ka të lënduar dhe të arrestuar.

Policia ka arritur të zhbllokojë rrugën në të cilën sot në mëngjes kishin dalë banorët e Mushtishtit për të kundërshtuar një vizitë të serbëve që jetuan në këtë fshat.

Pas intervenimit, ajo i ka shtyrë protestuesit deri në qendër të fshatit, duke hapur rrugën e bllokuar. Tash rruga deri te kisha ortodokse e Mushtishtit është e hapur.