Interi vazhdon me fitore

Skuadra e Interit ka vazhduar me fitore në Serie A. Edhe në xhiron e tretë klubi i Luciano Spallettit arkëton tre pikë të mëdha.

Neorazzurët mposhtën 2 me 0 ekipin e inkuadruar këtë sezon në Serie A, Spal.

Golat për Interin i shënuan: Mauro Icardi në minutën e 27-të dhe Ivan Perisic në minutën e 88-të.

Me këtë fitore Interi mbetët në pozitën e dytë, me nëntë pikë aq sa ka edhe pozita e parë Juventus.