Interi sytë kah Mahrezi

Një tjetër ofertë për Riyad Mahrezin nga Serie A.

Pas Romës, për anësorin algjerian të Leicester Cityt po interesohet edhe Interi.

Është drejtori sportiv Walter Sabatini që ka nisur kontaktet e para me skuadrën angleze për Mahrezin.

Leicesteri këmbëngul në çmimin prej 50 milionë euro Mahrezin, ofertë kjo që mund të përballohet nga Interi, pasi dihet që këtë verë nuk është se ka bërë shpenzime.