Interi e përmbys Tottenhamin

Interi ka shënuar fitore të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.

Zikaltërit përmbysën rezultatin ndaj Tottenhamit, 2:1.

Londinezët po fitonin 1:0, por me dy gola në fund, Interi fitoi takimin.

Cristian Eriksen shënoi për epërsinë e mysafirëve.Megjithatë, Mauro Icardi (86’) dhe Matias Vecino (93’), realizuan për fitoren e italianëve.Ky trepikësh është i rëndësisë së jashtëzakonshme për Interin.