Inter-Mahrez, ky është lajmi i fundit

Roma po e pret, por Auzilio është gati të futet në mes për mesfushorin algjerian të Leicesterit, Riyad Mahrez.

Sipas mediave angleze, Interi ka ofruar 35 milionë euro për të.

Shifër që në fakt konsiderohet e ulët nga “dhelprat”, të cilët duan 50 milionë euro për ta lënë të lirë.

Oferta e Interit dhe ajo e Romës është e njëjtë dhe i takon lojtarit të vendosë se ku do të shkojë.

Moncchi u shpreh optimist se Mahrez do të veshë fanellën verdhekuqe, por interesimi i Interit mund t’i prishë planet Romës.