Inter e gjen rrugën sërish tek fitorja

Pas humbjes 1:0 nga Juventusi, Interi u është rikthyer fitoreve në Serie A. Skuadra e Stefano Piolit e mposhti 2:0 si mysafirë Empolin.

Golat për Interin i shënuan Eder (14’) dhe Antonio Candreva (54’).

Pas kësaj fitore, Interi ka grumbulluar 45 pikë, gjashtë më pak se pozita që dërgon në Ligën e Kampionëve, vendi i tretë, që e mban Napoli me 51 pikë.

SHPËRNDAJE