Intensifikimi i protestave, qeveria franceze mund të rikthejë taksën mbi pasurinë

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Benjamin Griveaux nuk e përjashton një rikthim të mundshëm te taksa mbi pasurinë, taksë që presidenti Emmanuel Macron e ka hequr prej kohësh, duke u cilësuar për këtë arsye “presidenti i të pasurve”.

Intervistuar në radio, Griveaux siguroi për herë të parë se ekzekutivi mund të bëjë një zbulim të bujshëm në lidhje me atë vendim të diskutueshëm, i cili sot po konstestohet me ashpërsi nga “jelekët e verdhë”.

Aktualisht, e ashtuquajtura “Impot sur la Fortune” është eliminuar dhe zëvendësuar nga tatimi mbi pronën (Ifi). Griveaux shpjegoi se kjo do të jetë objekt i një vlerësimi në fund të vitit 2019, e “nëse nuk funksionon, ne do të heqim dorë”, tha ai.

Këto fjalë i mirëpret edhe ministrja për Mundësi të Barabarta, Marlene Schiappa.

“Nuk është më vetëm pozicioni im, por edhe ai i qeverisë. Nëse transformimi i vlerësimit të taksës mbi pasurinë nuk do të tregojë se fondet janë injektuar sa duhet në ekonomi, qeveria do ta kthejë atë”, tha Schiappa.

Kryeministri francez, Edouard Philippe njoftoi të martën pezullimin për 6 muaj të masave që do të duhej të hynin në fuqi më 1 janar 2019. Pyetjes nëse ky vendim është një hap prapa nga ana e qeverisë, i është përgjigjur zëdhënësi i tij.

“Roli i politikës është që të mos jemi të shurdhër dhe të mos jemi të verbër. Kështu që, le ta ndryshojmë metodën. Metoda e re do të jetë vendosja e njerëzvë rreth tryezës, e për 3 muaj do ta aplikojmë këtë metodë nëpër të gjithë territorin francez”, tha zëdhënësi e Edouard Philippe./tch