Iniesta ka vendosur të transferohet në Kinë

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta do të njoftojë lëvizjen e tij të ardhshme para fundit të muajit.

Pas fitores kundër Valencias të shtunën, Iniesta zbuloi se ai kishte marrë tashmë një vendim – por nuk do ta shpallë atë ende.

Megjithatë, gazeta e njohur katalunase Sport ka raportuar rreth vendimin të tij dhe thekson se është larg Camp Nout.

Sipas gazetës Sport, mesfushori ka vendosur të pranojë një lëvizje fitimprurëse në Kinë dhe do të largohet nga Evropa pas Kupës Botërore.

Magjia e Iniestas thuhet se pas këtij sezoni nuk do të shfaqet më në Evropë (Getty Images)

Iniesta do të konfirmojë zgjedhjen e tij javën e ardhshme pas përfundimit të finales së Copa del Rey kundër Sevillas më 22 prill.

Ai do të luajë sezonin e tij të fundit me Barcelonën, do të marrë pjesë në Kupën e Botës me Spanjën, përpara se të shkojë në Lindjen e Largët më vonë këtë vit.

Me kalimin e tij në Superligën e Kinës, ku mendohet të jetë skuadra Tianjin Quanjian, thuhet se Iniesta do të bëhet futbollisti më i paguar në botë.

Rroga vjetore e mesfushorit magjik spanjollet mendohet se do të jetë mbi 35 milionë euro në sezon.