Indonezi– Arrin në 429 numri i të vdekurve nga cunami

Residents inspect a house damaged by a tsunami, in Carita, Indonesia, Sunday, Dec. 23, 2018. The tsunami apparently caused by the eruption of an island volcano killed a number of people around Indonesia's Sunda Strait, sending a wall of water crashing some 65 feet (20 meters) inland and sweeping away hundreds of houses including hotels, the government and witnesses said. (AP Photo)

Numri i të vdekurve nga cunami që goditi Indonezinë në fundjavë ka arritur në 429 persona, njoftuan sot burimet zyrtare.

“Numri i të plagosurve është 1 485 ndërkohë që 154 persona janë shpallur të humbur”, sipas agjencisë indoneziane të menaxhimit të katastrofave.

“Cunami që goditi të shtunën në mbrëmje një pjesë të Indonezisë u shkaktua nga shpërthimi i vullkanit në malin Anak Krakatau, rreth 50 kilometra larg brigjeve”, sipas përfundimeve të ekspertëve./ ATSH-DPA