Indi, rritet në 201 numri i të vdekurve nga përmbytet

Është rritur në 201 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që janë efektive në perëndim dhe jug të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Sipas lajmit të Press Trust of India (PTI), mësohet se 201 persona kanë humbur jetën që nga e mërkura në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë në shumë rajone kryesisht në Kerala, Karnataka, Maharashtra dhe Gujarat. 

Zyrtarët kanë njoftuar se në rajonin Kerala ku kanë humbur jetën 76 persona janë në kërkim edhe 50 persona të tjerë, dhe se rreth 290 mijë njerëz të prekur nga përmbytjet janë evakuuar nëpër kampe. 

Bëhet e ditur se në rajonin Maharashtra kanë humbur jetën 43 persona, në Karnataka 42 ku dhe vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit edhe për 12 persona të humbur. 

Në rajonin Gujarat kanë humbur jetën në përmbytje 31 persona dhe në rajonin Uttarakhand si pasojë e rrëshqitjes së dheut kanë humbur jetën 6 persona duke përfshirë një nënë bashkë me foshnjën e saj 6 muajsh. 

Gjithashtu njoftohet se për shkak të përmbytjeve në Xhamu Kashmir kanë humbur jetën edhe 3 persona nga e njëjta familje. 

Në përmbytjet e ndodhura muajin e kaluar në Indi, Nepal dhe Bangladesh humbën jetën rreth 200 persona. 

SHPËRNDAJE