Indi, dhjetëra të vdekur nga moti i keq

Të paktën 47 persona e kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq të shoqëruar nga vetëtimat dhe shirat intensiv që goditën rajonet qendrore dhe perëndimore të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët indianë kanë thekuar se të pakëtn 24 persona e kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë dhe vetëtimave që kanë qenë efektive në rajonin Rajasthan.

Kryeministri i rajonit së Madhya Pradesh, Kamal Nath, tha se 10 persona e kanë humbur jetën në shirat dhe stuhitë e fuqishme në rajon.

Ndërkohë që agjencia e lajmeve “The Press Trust of India” ka bërë të ditur se 13 persona e kanë humbur jetën nga stuhia në Gujarat dhe Maharashtra.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, në një deklaratë në rrjetin social Twitter, shprehu keqardhje të madhe për personat që humbën jetën si pasojë e stuhive. Modi tha se situata po ndiqet nga afër.

SHPËRNDAJE