Indi, 18 të vdekur si pasojë e goditjes së rrufesë

Së paku 18 persona kanë humbur jetën gjatë goditjes së rrufesë në rajonin Bihara, në lindje të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Zyra për katastrofat natyrore bëhet e ditur se në rajone të ndryshme kanë vdekur 18 persona.

Më tej theksohet se këtë rajon dje e përfshiu mot shumë i ligë, i cili zgjat edhe sot.

Sezoni i shirave monsun në Indi është periudha kur shpesh herë ka goditje të rrufeve.