Incident diplomatik në OKB, vajza e Kadaresë i ndalon fjalën ambasadores kosovare

Ka qenë konferenca “Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i Hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit”, arsyeja e ngritjes së “tensioneve” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për shkak se ambasadorja e Shqipërisë në këtë institucion ndërkombëtar, Besiana Kadare, ka injoruar konsullen e përgjithshme të Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, duke mos e lejuar atë të flasë, dhe për të treguar se edhe shqiptarët në Kosovë kanë strehuar dhe ndihmuar shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Të pranishëm ishin shumë ambasadorë të shteteve të ndryshme si dhe personalitete të rëndësishme të komunitetit hebre në ShBA. Hiq më pak se 17 pjesëmarrës në këtë konferencë kanë folur për shpëtimin e hebrenjve, të cilët janë strehuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet tjera shqiptare, por që ambasadores Sahatqija ju mohua fjalimi saj në këtë ngjarje.

Sahatqija ishte e ulur në rreshtin e tretë të pjesëmarrësve, pas diplomatëve të rangut të ambasadorëve, pikërisht tek pjesa e qytetarëve.

Ambasadorja Sahatqija, ka tentuar disa herë në këtë konferencë ta bëjë të paktën një pyetje, për pjesën e kohës që ishte dedikuar vetëm për pyetje nga audienca, por, edhe kjo i është mohuar.

“Pasi që ambasadorja Kadare, ka përcaktuar se kush flet, kam tentuar disa herë të paktën ka bëjë një pyetje, kur e kam ngritur dorën të kërkoj fjalën, për një pyetje, por edhe kjo më është mohuar’, theksoi Sahatqija.

Për këtë arsye, ambasadorja e Kosovës në Nju Jork ka braktisur konferencën, duke thënë se i vjen keq që organizatorët nuk ia dhanë fjalën në konferencë.

Kjo sjellje e ambasadores Kadare, ka irrituar komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilët ishin të pranishëm.

SHPËRNDAJE